fbpx
Lajme

Papa Françesku falenderon punonjësit e shëndetësisë

Papa Françesku zhvilloi një takim me disa punonjës shëndetësorë nga Lombardia, rajoni Italian më i goditur nga koronavirusi, duke i falenderuar për punën e tyre heroike.

“Gjatë krizës shëndetësore, kemi ndjerë më shumë se kurrë mirënjohjen për mjekët, infermierët dhe gjithë stafin mjekësor, duke qëndruar në vijën e parë të një shërbimi të mundimshëm dhe nganjëherë heroik,” deklaroi papa Françesku.

“Ata kanë qenë një shenjë e dukshme dhe e dhembshur e njerëzimit. Shumë prej tyre u sëmurën dhe disa të tjerë fatkeqësisht vdiqën në ushtrimin e profesionit. Ne i kujtojmë ata në lutje dhe me shumë mirënjohje”, shtoi ai. Papa Françesku tha që punonjësit e shëndetit ishin si engjëj për pacientët me covid, duke i ngushëlluar këta të fundit, duke i përkrahur dhe ndonjëherë duke ecur me ta deri në takimin përfundimtar me Zotin.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button