fbpx
Lajme

Papa trondit themelin patriarkal të Kishës: Gruaja e parë në një post diplomatik

Për herë të parë Sekretariati i Shtetit të Vatikanit do të drejtohet nga një grua. Ky është quajtur një veprim historik në barazinë gjinore, duke pasur parasysh orientimin patriarkal që ka pasur gjithnjë Vatikani. Ekspertja për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, Francesca Di Giovanni do të jetë nënsekretare dhe njëra nga dy zëvendësministrat e Jashtëm të Vatikanit në Zyrën e Marrëdhënieve të Shtetit.

 Deri më sot, tradita e kishës Katolike Romake ka qenë që vetëm priftërinjtë të shugurojnë priftërinj dhe femrat kanë qenë të përjashtuara nga administrata e lartë.

Ky veprim i Papa Franceskut cilësohet si një veprim reformator, nisur nga kërkesat e shumta që organizatat e murgeshave katolike i kanë bërë Atit të Shenjtë.

Ato citojnë faktin se më shumë se gjysma e 1.3 miliardëve katolikë janë gra dhe se ka tre herë më shumë gra fetare sesa burra.

Vitin e kaluar, Papa emëroi katër këshilltarët e parë gra në Sinodin Episkop, një institucion i krijuar 50 vjet më parë për të përgatitur takime të rëndësishme të peshkopëve që zhvillohen çdo vjet për të diskutuar tema të ndryshme.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button