Lajme

Para pa punuar më shumë?!Për dembelët kjo do të ishte si të gjenin Gralin e Shenjtë

Nga Enkeleid Llanaj

A mund të fitojmë para pa punuar më shumë? Për dembelët kjo do të ishte si të gjenin Gralin e Shenjtë. Për nikoqirët, çelësi i një shtëpie dhe jete të sigurtë. Për ekonomistët, diçka që mund të ndodhë. Quhet kursim!

Ekonomistët i shikojnë njerëzit si qenie që ndajnë jetën mes punës dhe kohës së lirë (argëtimit). Nga puna krijojmë të ardhura, ndërsa në kohën e lirë shpenzojmë.

Nëse shpezojmë më pak se sa të ardhurat, pa qenë nevoja të na e thotë një ekonomist, çdo familje e di, që do t’i mbeten ca kursime.

Çështja është si mund t’i rrisim kursimet pa punuar më shumë!? Thelbi mbetet rritja e të ardhurave. Kjo mund të ndodhë, por jo aq shpesh sa shpenzojmë dhe jo aq shpesh sa ndryshojnë çmimet.

Sot bota është e përshfirë nga një krizë inflacioniste, e shkatuar nga shtrenjtimi i energjisë dhe oferta e kushtëzuar në treg. Rritja e çmimeve, sidomos ushqimeve, kudo ka kaluar 10 përqindshin dhe ekonomitë po kërcënohen nga recesioni, duke e bërë të parashikueshme edhe humbjen e vendeve të punës. Edhe Shqipëria është prekur nga kjo valë dhe ankorimi në uëjra të qeta do të dojë kohë, mund dhe kosto.

Pra, në perspektivë rritja e të ardhurave, hë për hë, nuk është opsion. A kemi mundësi ne t’i menaxhojmë më mirë pasojat/dëmet, pse jo edhe të sigurojmë, duke kursyer, pikërisht në këto kohë të ngucta, ca të ardhura?

Sfida më e madhe mbetet energjia. Agjencitë qeveritare dhe disa ente të lidhura me energjinë kanë publikuar disa këshilla, në dukje të vogla.

PSh. nëse fikim/nuk përdorim 2 llamba 20 watt për 4 orë në ditë, në familjet tona, kemi kursyer 58.4 kwh duke kursyer 654 lekë në vit. Duken pak, por shikojeni ndryshe: më mirë t’i keni këto para në portofolin tuaj apo të t’i marrë dikush tjetër!?

Duke kursyer këtë shumë të vogël, kemi parandaluar edhe disa shpenzime të tjera shumëfish më të mëdha, të cilat janë barrë e rëndë. Entet kanë llogaritur se nga kursimi 1% i energjisë në vit, kursehen rreth 3.34 mld lekë (28 milionë euro). E kundërta ndodh nëse do ta konsumonim këtë 1 %, atëherë duhet të nxjerrim shtesë nga xhepi, të gjithë bashkë 28 mln euro.

Nëse do të llogarisim që çmimet e importit janë gati 10-fishuar, atëherë qeveria, për të mos e ndërprerë furnizimin me energji në familje, do të duhet të shtojë ndjeshëm shumë para, që sigurisht do të merren nga buxheti ynë i përbashkët, i krijuar nga taksat dhe pagesat tona. Pra, i bie që të kemi humbur jo vetëm atë 654 lekëshin në vit, por që duhet të paguajmë edhe para të tjera shtesë, nga xhepi ynë, sigurisht. E në mos pagofshim para për të tjera të mira publike, si shkolla, rrugë etj, e njëjta shumë do të na mungojë në vitet pasardhëse.

Thjesht kemi shtyrë pak krizën, për të krijuar një tjetër krizë më të madhe në të ardhmen që s’do të jetë aspak e largët, ndoshta 1 vit larg.

Sot një familje konsumon mesatarisht 280 kwh orë energji elektrike në muaj. Sipas të dhënave të kryqëzuara nga INSTAT (Anketa e Familjes) dhe ERE (Entit Rregullator i Energjisë) rreth 5 % e buxhetit të një familjeje, që i përgjigjet një shpenzimi prej rreth 4 mijë lekësh (shifrat janë të rrumbullakosura), përdoret për të blerë energjinë e konsumuar. Sikur vetëm 1 % energji të përdoret më pak, çdo familje  e kupton vetë forcën që ka paraja e kursyer.

Një mendje cinike mund të thotë: Po sikur t’i fiknim të gjitha llambat e të rrimë fare në errësirë, se ndoshta kështu mund të kursejmë edhe më shumë para?!!

Ekonomistët e japin përgjigjen duke pasur parasysh dobinë. Sipas tyre, dobia është kriteri pse konsumatori zgjedh të konsumojë një produkt dhe ajo përcakton shkallën e kënaqësisë nga përdorimi i një malli.

Thirrjet për kursim nuk duhet të merren e të kuptohen si mungesë e energjisë. Sipas Qeverisë, energjia në asnjë rast nuk do të mungojë, por do të jetë më shtrenjtë, sigurisht vetëm për ata që do të shpenzojnë mbi fashën 800 kwh, vendosur si masë kursimi. Ndaj, qoftë edhe fikja e dy llambave, është një gjest i thjesht që bën racionale dhe efikase paratë tona. Nëse abazhuri ynë ka pesë llamaba dhe ne i fikim të paktën dy prej tyre, nuk e humbasim dobishmërinë, sepse ende mund të shikojmë, lexjomë dhe të orientohemi mjaft mirë, me tre të tjerat të ndezuara. Thjesh nuk jemi më aq snob, do të thoshin ekomistët, kur kategorizojnë këtë lloj kosumatori. Ndaj, duhet të pyesim veten, a është kjo koha për të qenë snob?!

Një tregtar vaji po falimentonte. Por bashkëshortja, çdo vit, kishte kursyer nga të paktën një enë 1 litroshe nga prodhimi, pa dijeninë e tij. Ajo e dinte se nëse burri do ta kishte këtë sasi vaji në dispozicion për çdo vit, do ta shiste i prirur nga fitimi i momentit dhe jo nga një kursim i duhur për të ardhmen. Kur ai nuk kishte me likuididet dhe ndjehej në gjendje të mjerueshme financiare, i befasuar nga supriza që i zbuloi e shoqja, arriti të shesë vajin e kursyer çdo ditë, duke shpëtuar kështu nga falimentimi.

Kur e tregoi këtë ngjarje me krenari për gruan e tij e mëndjeprehtë dhe nikoqire te një mik tregëtar kalendarësh, bashkëshortja e këtij të dytit u vu në sedër. Fshehurazi tij, nisi edhe ajo të hiqte kalendarë mënjanë, çdo vit. Kur edhe të shoqit të saj i trokiti kriza në derë, ajo i tregoi se kishte kursyer plot kalendarë. Por a mund të shiste ai kalendarë të viteve të kaluara?! Nga ky veprim irracional ai pati kosto jo vetëm fitimin e munguar, por garantoi edhe borxhe për të ardhmen, nëse i shoqi do të vijonte aktivitetin.

E tregova këtë anekdotë si një metaforë të tërë për t’ju thënë se ne nuk mundemi të shesim kohën e shkuar! E tashmja mund të shpenzohet në mënyrë efikase dhe racionale dhe jo për snobizëm. Duke kursyer çdo gjë, pa cenuar cilësinë e jetës (duke mos i fikur të gjitha dritat e abazhurit, por vetëm dy) ne kemi mundësi të blejmë një të ardhme. Ekonomistët e shpjegojnë me vlerën në kohë të parasë.

Kaq na kërkohet të bëjmë sot, kur kriza e energjisë nuk është çështje vetëm e qeverive, por një çështje që prek drejpësëdrejti buxhetet tona familjare.

Para pa punuar më shumë?!
Karrikaturë për zëvendësimin e llambës tradicionale me atë ekonomike

Financial Timesnë një nga shkrimet e tij kryesore, tregonte se si italianët me këshillat e fizikantëve dhe inxhinierëve e jo më vetëm të nënave, mësuan ta gatuajnë ushqimin e tyre më të preferuar, makaronat, duke fikur edhe sobën një farë kohe. Nga ne kërkohet vetëm të ndryshojmë pak rutinën, fare pak punë, vetëm me disa gjeste të vogla por shumë fitimprurëse.

Në faqen zyrtare e në mediat sociale të KESH-it, jepen edhe disa këshilla të tjera, se si të kursejmë energji vetëm me disa veprime racionale, që po ta mendojmë për pak, kuptojmë që mund t’i kemi kryer krejt kot. P.Sh., sikur kondicioneri të qëndrojë ndezur 1 orë më pak, mund të kursejmë 7360 lekë në vit. Nëse mikrovalën nuk e përdorim dy herë në ditë do të kursenim edhe 818 lekë të tjera.

E nuk janë pak, po t’i mbledhësh të gjitha, në fund të vitit.

Dy drita më pak ndezur, 1 orë kondicior më pak, heqja e karrikuesve nga priza kur s’janë në përdorim… i afrohen një 10 mijë lekëshi të kursyer në vit, me të cilat mund të blesh të paktën një dhuratë të denjë për fëmjën tënd. Dimri po vjen! Duhet më shumë energji për t’u ngrohur, ndërsa dhe viti i ri po afron e mos harroni, duhet menduar edhe për dhuratat. Ju mund t’i keni paratë, pa punuar më shumë, thjesht me një gjest të vogël kursimi!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close