Lajme

Paradite mot me diell, pasdite dhe në mbrëmje do të ketë reshje shiu në këto zona

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e premte vendi ynë gradualisht do të fillojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti fillimisht do të jetë me diell si dhe vranësira kalimtare ndërsa prej orëve të mesditës vranësirat do të vijnë në shtim deri të dendura por nuk do të mungojnë intervalet me diell.

Duke filluar nga orët e mesditës në zonën e veriperëndimit do të fillojnë reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes në këtë zonë reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-7m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës do jetë me shpejtësi deri në 10-15m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 4/13 diell shi

Kukës 1/11 diell re

Lezhë 3/15 diell re shi

Dibër -1/10 diell re

Durrës 5/16 diell re

Tiranë 4/18 diell re

Elbasan 3/18 diell re

Berat -1/18 diell re

Vlorë 3/17 diell re

Korçë -3/12 diell re

Gjirokastër -2/14 diell re

Sarandë 4/15 diell re.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: