fbpx
Lajme

Paralajmërimi për qeverinë nga reporteri për Shqipërinë në PPE: Rrezikoni negociatat po votuat ligjin ‘antishpifje’

Reporteri për Shqipërinë në gurpimin e Partisë Popullore Europiane (PPE), David Lega paralajmëron qeverinë shqiptare se po rrezikon çeljen e negociatave me miratimin e ligjit “antishpifje”. Pateka e ligjit për median “online” pritet të votohet ditën e nesërme në Parlament, të kthyer në Kuvend pas mos-dekretimit nga presidenti Ilir Meta.

David Lega ka thënë:

“Po përsëris qëndrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median në lidhje me çeljen e mundshme të negociatave me BE. Grupi PPE i Parlamentit Europian beson fort në çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standard bazik e minimal për një vend kandidat. Nëse qeveria Rama do të miratojë në plenare ligjet në formën aktuale atëherë ajo po vë në rrezik serioz shansin për çeljen e negociatave të anëtarësisë në BE. Qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Europian dhe nga Këshilli i Europës”./newsbo mb.al

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button