Categories Lajme

Parandalohet vràsja në Roskovec, kapet 55-vjeçari

Policia e Fierit ka arrestuar një 55-vjeçar duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. Uniformat blu kanë ndaluar shtetasin Bujar Hajdini, i cili pas një sherri për motive të dobëta mori armën dhe u nis për të shkuar drejt banesës me personin që u konfliktua.

Menjëherë ndërhyri policia e cila ndaloi 55-vjeçarin duke i sekuestruar armën e gjahut, gjithashtu u procedua penalisht edhe shtetasi tjetër Vladimir Hoxha.

Njoftimi i policisë:

Policia e Fierit parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, vihet në pranga 55-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas marrjes së informacionit se në Roskovec po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Në qytetin e Roskovecit, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. H., ka goditur me mjet të fortë shtetasin V. H., i cili ka marrë armën e gjahut dhe është nisur për në banesën e shtetasit B. H., por ndërhyrja e patrullës së Policisë ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale duke e kapur në kohë shtetasin V. H bashkë me armën e gjahut (të cilën e kishte me leje).

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” shtetasin B. H., 55 vjeç, banues në Roskovec dhe proceduan penalisht për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje” shtetasin V. H., 60 vjeç, banues në Roskovec (i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Martë, 16 Prill 2024

Dashi Përqendrohuni në realizimin e një plani efikas për punën tuaj, pasi ky është një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Po ndërtonte pa leje një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në plazhin e Livadhit, vihet në pranga 38-vjeçari

Livadh, Himarë, Po ndërtonte pa leje, një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Unë jam steril, ajo ngeli shtatzënë”/ Gruaja përzë burrin nga shtëpia: Theri qenin në vendin tim

Mani Sula tregon për emisionin “Stop” se pas një martese 30-vjeçare, prej gati një viti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dentisti i prish dhëmbët dhe nofullën, harron frezën në rrënjë dhe kërcënon qytetaren në Korçë

Nuk janë të pakta rastet e denoncimeve që qytetarët kanë kundrejt stomatologëve të cilët nuk…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet brenda burgut të Drenovës një person, shkoi për t’i dhënë çantën me ushqime…

Një person është arrestuar brenda ambienteve të burgut të Drenovës në Korçë.  Sipas informacioneve nga…

LEXO ME SHUME