Categories Lajme

Paraplegjikët protestë para bashkisë së Durrësit: Nuk na japin paratë

Anëtarët e shoqatës së paraplegjikëve janë ngritur në protestë para Bashkisë Durrës duke kërkuar pagesat e prapambetura.

Ata deklarojnë se nuk kanë marrë listë pagesat e invaliditetit për periudhën 2005-2010, dhënia e të cilave u mohohet prej vitesh.

Kryetari i shoqatës së paraplegjikëve, Sokol Murataj u shpreh se: “Bashkia Durres ende nuk na ka kthyer përgjigje pse nuk na i jep paratë qe u takojnë me ligj invalidëve. E kanë për detyrë, t’u japin personave me aftësi të kufizuar listë pagesat, një vërtetim se i kanë marrë pagesat në vitet 2005-2010, por ata nuk zbatojnë ligjin.”

“Që në 2014 i kemi dorëzuar letrat, por na thonë jo sot, jo mot. Unë kam bërë kërkesë në bashki, nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje dhe as nuk na kanë pritur”, tha një prej tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME