fbpx
Lajme

Parashikimet e Alfred Cakos: Fitorja e Biden…

Fitorja e Joe Biden si president i SHBA-ve, u cilësua nga konspiracionisti Alfred Cako si “mjerimi i njerëzimit”. Ai aludoi në rubrikën “Rrethi katror” se Biden do të vendosë sekretare shteti Hillary Klinton, ndërsa zëvendës-presidentja, Kamala Harris, sipas tij, pasi të bëjë vaksinën do të ndërrojë jetë disa javë më pas. Ndërsa shtoi se Kina do të pushtojë Nepalin dhe do t’i shpallë luftë Indisë.

“Shqiptarët shikojnë që me në krye Biden ato do të shkatërrojnë njerëzimin. Ju nuk e dini si do të jetë agjenda e tyre. E para do të bëhet Hillary Klinton, sekretari shteti, e dyta Kamala vaksinohet në muajin shkurt dhe pak javë pas vaksinimit, Kamala vdes dhe bëhet zëvendës presidente bëhet Hillary. 

Në muajin maj është menduar që presidenti të japë dorëheqje dhe Hillary Klinton të bëhet presidente. Kina nga krahu tjetër, parashikohet që të godasë disa shtete duke filluar me Nepalin që do e pushtojë. Më pas do të hyjë në një luftë më Indinë. Mbajeni mend këtë që po u them unë, një banane në tregun e zi në muajin Maj do të kushtojë 50 dollarë, llogaritet që në Kinë të vdesin 1 milionë njerëz në ditë”, tha Cako.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button