fbpx
Lajme

Parashikimi i motit, java nis me vranësira dhe ulje temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 18°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 21°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell dhe vranësira që herë pas herë do sjellin reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04°C deri në 15°C dhe në zonat e ulëta nga 06°C në 18°C.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button