Lajme

Parashikimi i motit/ Mëngjesi nis i freskët, gjatë ditës temperaturat arrijnë në 32 gradë

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të vijoj të ndikohet nga vlerat e larta barike të cilat do të diktojnë mot të qëndrueshëm në Shqipëri, KU paraditja do të jetë me kthjellime në ultësirën perëndimore dhe kalim vranësirash në pjesën tjetër të territorit.

Por në orët vijuese vranësirat e lehta do të shfaqen edhe në zonën e ulët, duke e lën bregdetin në dominimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Deri në orët e pasdites në Kosovë pritet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në një pjesë të mirë të territorit. POR gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës parashikohet që vranësirat kalimtare të shfaqen në pothuajse gjithë republikën e Kosovës.

Vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike të sjellin në të gjithë territorin e MV kthjellime dhe vranësira të pakta. POR herë pas here në orët e mbrëmjes vranësirat pritet të theksohen përkohësisht në një pjesë të mirë të MV./abcnews.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: