Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët si dhe me alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë reshje shiu të herëpashershme dhe lokale në zonën e veriut. Në relievet e larta malore të kësaj zone lokalisht reshjet në formën e shtrëngatave. Reshje shiu lokale me intensitet të ulët do jenë prezente në veriperëndim e perëndim të vendit. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 1-8m/sek. Valëzimi në dete do jetë i forcës 1 deri 2 ballë me lartësi vale 0.5 deri 1.0 metër.
Temperaturat parashikohen: QYTETET Temperaturat në °C, Shkodër 11/24 Diell re, Kukës 10/22 Diell re, Lezhë 13/23 Diell re, Dibër 7/21 Diell re, Durrës 13/25 Diell re, Tiranë 14/25 Diell re, Elbasan 13/25 Diell re, Berat 10/26 Diell re, Vlorë 11/25 Diell re, Korçë 8/20 Diell re, Gjirokastër 8/24 Diell re, Sarandë 13/26 Diell re.