Categories Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb dita nis me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu në pjesën më të madhe të vendit. Por në zonat malore dhe kryesisht veri dhe verilindje të Shqipërisë do ketë reshje të pakta dëbore.

Këto kushte atmosferike mbeten deri pasdite kur moti përmirësohet fillimisht në zonat bregdetare dhe gjatë mbrëmjes kthjellimet do të dominojnë në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3 deri 15°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova Paraditja paraqitet me vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje të pakta dëbore në republikën e Kosovës. Situatë e cila vijon deri orët e pasdites kur kemi kthjellim gradual të kushteve të motit.

Maqedonia e Veriut Dita nis me mot të paqëndrueshëm ku reshjet e dëborës do të jenë prezente deri pasdite vonë kur moti përmirësohet në zonat kufitare me Shqipërinë dhe gjatë natës përfshijnë gjithë MV.

Rajoni dhe Europa Europa Lindore dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfshihen nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të freskëta duke sjellë reshje shiu e dëbore. Ndërsa kthjellimet mbizotërojnë pjesën tjetër të kontinentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME