Categories Lajme

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat

Sipas MeteoAlb alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare do të mbizotërojnë në të gjithë vendin tonë. Këto kushte të motit vijojnë deri në orët e pasdites kur vranësirat shtohen në territor duke sjellë reshje fillimisht në zonat veriperëndimore dhe gradualisht përfshijnë edhe qendrën.

Pas mesnatës reshjet shtrihen në të gjithë vendin tonë ku në Veri-Verilindje do ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 deri 18°C. Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në mbrëmje duke arritur shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor-jugperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim 5 ballë.

Kosova Kthjellime mbizotërojnë kushtet atmosferike në Kosovë deri pasdite kur vranësirat shfaqen në territor. Por gjatë pasdites vranësirat bëhen me te shpeshta. Ndërsa orët e natës sjellin reshje në zonat veriore dhe perëndimore të territorit të Kosovës.

Maqedonia e Veriut Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta. Por mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave fillimisht në zonat kufitare me Shqipërinë dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë MV.

Rajoni dhe Europa Vijon qendra, veriu dhe lindja e Europës me reshje shiu e dëbore, po ashtu mbeten me temperatura të ulëta. Ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë Ishujt Britanikë dhe Europën Jugore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME