Categories Lajme

PARIS – Macron: Lehtësime në kufizime, të vazhdojmë përpjekjet

Rihapje e shpejtë e dyqaneve, heqje e izolimit në mes të dhjetorit, i zëvendësuar me një shtetrrethim, vaksinim në fillim të 2021, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi sot një sërë lehtësimesh për kufizimet antiCOVID-19  me afrimin e festave të fundvitit.

“Bizneset e vogla jothelbësore, duke përfshirë libraritë, luleshitëset, dyqanet e lodrave, të mbyllura që nga fundi i tetorit, do të jenë në gjendje të rihapen të shtunën e ardhshme, por me një orar të kufizuar deri në orën 21:00”, njoftoi kreu i shtetit. “Megjithatë, baret, restorantet, sallat sportive dhe klubet e natës do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura”, shtoi ai. Macron theksoi se nëse situata shëndetësore vazhdon të përmirësohet, izolimi do të hiqet më 15 dhjetor dhe do të zëvendësohet nga një shtetrrethim kombëtar nga ora 21:00 deri në 07:00, me një përjashtim për mbrëmjet e 24 dhe 31 dhjetorit, kur trafiku do të jetë i lirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

12 vite burg shqiptarit në Greqi, Tentoi të digjte me benzinë ish-bashkëshorten në sy të djalit

Një 52-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 vite burg nga gjykata e Volos për tentativë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Policia shpall në kërkim kampionin e xhudos, për dhunë në familje

Policia e Kosovës shpall në kërkim Akil Gjakovën, kampionin e xhudos. Drejtori i Policisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk përgjigjej në telefon prej 3 ditësh, 60-vjeçari gjendet i pa jetë në banesën e tij në Berat

Një 60-vjeçar nga lagjia “Çlirim” në qytetin e Beratit është gjetur sot pa shenja jete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI+FOTOT/ Kush është shqiptarja që përplasi për vdekje dy të rinj në Kroaci

Kroacia është tronditur nga një tragjedi pak ditë më parë, pasi një 29-vjeçare shqiptare ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Dy rojet akuzohen se përdhunuan një person me aftësi të kufizuara, njëri prej tyre pranon se e kanë zhveshur. 31-vjeçari u dërgonte kafe gjatë punës

Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë…

LEXO ME SHUME