Një klient supermarketi në Argjentinë vendosi të parkojë makinën e tij aty ku nuk lejohej, përkatësisht në zonën e rezervuar për karrocat. Një zgjedhje e gabuar që nuk merrte parasysh vështirësitë që do të shkaktonte.
Klientët e supermarketit që u duhej të merrnin ose të linin karrocën, u gjendën përballë një makine të parkuar aty ku në fakt duhet të ishin karrocat, duke e patur të vështirë marrjen apo lënien e karrocës.
Punonjësit e supermarketit u vunë në dijeni për situatën dhe për shqetësimin që po shkaktonte makina dhe vendosën të hakmerren për atë sjellje mosrespektuese. Punonjësit e rrethuan plotësisht makinën me vargje karrocash, të cilat e bënin të pamundur daljen e saj.