Lajme

Parodia e Forcave Speciale, i’u ikën nga duart i kërkuari, shtrijnë në tokë gazetarin (VIDEO)

Një aksion pa rezultat i policisë është filmuar nga gazetarët e News 24 pranë “Shkollës së Bashkuar”, në Tiranë.

Në videon e mëposhtme shihet momenti kur një makinë luksoze largohet nga duart e efektivëve të policisë, teksa qëndronin rreth tij.

Forcat Speciale i ndalin para makinës me xhama të zinj, ku të maskuar dhe me armë kërkojnë të hapin derën, por shoferi i jep gaz mjetit dhe largohet me shpejtësi.

Efektivët i marrin celularin dhe shtrijnë në tokë gazetarin Ergys Gjençaj, ndërsa ndërhyn gazetarja Klodiana Lala. Në video dëgjohet kjo e fundit, teksa iu thotë policëve se Gjençaj është gazetar dhe duhet ta lënë të lirë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: