Categories Lajme

Partia Demokratike Dega Sarandë shpreh shqetësimin e thellë për situatën e krijuar këto 8 vjet në “Universitetin e Sarandës”

Në vitin 2006 sapo Partia Demokratike erdhi ne qeverisje mbajti premtimin për hapjen e nje universiteti në qytetin tonë. Rrethi i Sarandës u kthye në një zonë universitare, duke i shtuar force ekonomike, përveç potencialit turistik që ai mbart. Me kalimin e viteve numri i studentëve njohu “Boom”: Nga 63 te parët e rregjistruar ne 2006 në rreth 1000 student ne vitin 2013, vit kur ndodh rotacioni politik dhe fillon periudha me e vaket e filialit të Sarandës. Sot janë vetëm 200 student.

Qeverisja e Partise Socialiste nuk pakësoi vetem studentet, por edhe deget.  Dega Infermieri e Përgjithshme, Fakulteti i Shkencave Mjekësore teknike u mbyll. Stafi pedagogjik ishte, gjithashtu një vlerë e shtuar në Sarandën tonë arsimdashëse.

Numeroheshin 20 profesorë të brendshëm dhe 30 të jashtëm, pa harruar edhe lektorët më të mirë te Universitetit të Tiranës, te cilet bashkoheshin në perçimin e dijes te kolegët e tyre të ardhshëm. Këndvështrimi ekonomik qëndron në balancë me atë arsimor. Llogaritet që Saranda humb:

Rreth 2 milion euro ne vit nga pakësimi drastik i numrit të studentëve. Bashkëqytetarët tanë në pjesën dërmuese te tyre japin apartamentet e tyre me qira mujore dhe afrimi i studentëve nga rrethet ishte një e ardhur që u pre. Universiteti që sot është thjesht fantazëm e dëmtoi Saranden, jo vetem në aspektin ekonomik, por edhe në atë social.

Jeta studentore mban “gjallë” një qytet dhe një faktor shumë i rëndësishëm që ndikon ne largimin e rinisë nga rrethi i Sarandës është dështimi ne Universitetin e Sarandës. Përballë një realiteti të tillë e vetmja gjë që duhet të bëjmë është reflektimi dhe reagimi qytetar ne 25 prill.

Partia Demokratike: Do rivitalizoj jetën studentore ne qytetin tonë Do të shtoj degët e studimit bachelor/master Do rikthej stafin akademik të kualifikuar Do te rikthej Universitetin e Sarandës në shkelqimin e dikurshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME