LajmePolitike

Partia Demokratike hapi sot zyrtarisht Fushatën në Vlorë, për zgjedhjet e 25 Prillit

Partia Demokratike hapi sot zyrtarisht Fushatën në Vlorë, për zgjedhjet e 25 Prillit. Ceremonia u mbajt në Sheshin e Flamurit, në sheshin simbol jo vetëm për qytetin e Vlorës, por për të gjithë Shqipërinë. Partia Demokratike është zotuar për një fushatë pozitiviste dhe dinjitoze, e cila do të ketë si epiqendër denoncimin e fortë të çdo padrejtësie që i bëhet qytetarëve të qarkut të Vlorës. Ne do të jemi zëri i çdo qytetari, familje, biznesi.
Partia Demokratike, kandidatët për deputet, strukturat përkatëse dhe të gjithë mbështetësit, do të trokasim derë më derë, për të ecur sëbashku drejt fitores së 25 Prillit. Problemet në ekonomi, në shëndetësi, në arsim, problemet sociale, ikja masive jo vetëm e të rinjve por edhe e trurit të kombit, janë plagë të shoqërisë shqiptare, që sikurse Vlora, i vuan çdo qytet i Shqipërisë. Andaj, të gjithë sëbashku do të sjellim ndryshimin në 25 Prill!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: