Categories Lajme

Partia Demokratike Konispol feston 32 -vjetorin !

Nga Bujar Leskaj .Partia Demokratike Konispol feston 32 -vjetorin !
Më 18 shkurt 2023,së bashku me Sekretarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë z.Flamur Noka, me drejtues të Partisë Demokratike Sarandë, ishim në Konispol, për të kujtuar dhe kremtuar 32 Vjetorin e Degës së Partisë Demokratike Konispol.
Dega e Partisë Demokratike Konispol është themeluar në 17 Shkurt 1991, nga një grup intelektualësh të qytetit .
Kujtuam drejtuesit e kësaj dege, themeluesit e saj, kontributorët dhe intelektualët të cilët kanë qenë pjesë integrale e drejtimit dhe kontributit të dhënë ndaj kësaj Dege.
Shpreha mirënjohjen dhe falenderimet ndaj konispolatëve dhe në veçanti ndaj demokratëve të Konispolit për mbështetjen e dhënë ndaj Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Gjithashtu, u jam mirënjohës për maturinë dhe pjekurinë që kjo zonë, kjo degë, dega e Partisë Demokratike Konispol ka treguar përgjatë zhvillimeve që kanë karakterizuar Partinë Demokratike gjatë 2 viteve të fundit.
32 vjetori i Degës së Konispolit është një përvjetor i vecantë për demokratët e Konispolit, në vigjilje të fushatës elektorale, për zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Konispolit, i dalë nga vota e çdo demokrati të Konispolit, në procesin e Primareve, biznesmeni dhe intelektuali z.Fatmir Shero.
Shpreha mbështetjen e pakursyer morale, politike e personale ndaj kandidatit për Bashkinë e Konispolit z.Fatmir Shero, i cili është i lidhur pandashmërisht e shpirtërisht me Konispolin dhe rrethinat e saj, me çdo banor të kësaj zone. Z.Fatmir Shero , biznesmen i suksesshëm,karakterizohet nga një karakter i fortë, intelektual i spikatur është i hapur e popullor me çdokënd dhe shfaq si virtyt kryesor dashurinë dhe respektin për punën dhe Konispolin.
Jam besimplotë se z.Fatmir Shero do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë Konispol, vizioni i të cilit do e kthej këtë Bashki në një nyje të rëndësishme tregtare, bujqësore, ekonomike e turistike.
Alternativa e së ardhmes, prosperiteti i zonës, fushata aktive e plot energji, përfshirja e intelektualëve të zonës në fushatë, programi i kthimit të Konispolit në një pikë të rëndësishme strategjike, do të jenë faktorët bazë që do e çojnë z.Fatmir Shero dhe Partinë Demokratike të Konispolit drejt fitores.
Mirënjohës e falenderues për punën e pakursyer e qëndresën e treguar të kësaj dege, përgjatë të gjitha viteve.
Drejtuesit e degës Sarandë dhe Konispol dhe Sekretarii Përgjithshëm i PD ,z .Noka , shpërndan çertifikata mirënjohje dhe vlerësimi për themelues e drejtues të Partisë Demokratike Konispol.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME