fbpx
Lajme

Partia Demokratike në Vlorë zhvillon një takim me ish të përndjekur politikë

Sot në ambientet e selisë së Partisë Demokratike në Vlorë zhvilluam një takim me një pjesë të bordit të ish të përndjekurve politikë. Përgjatë këtij takimi u fol për draft-programin e Partisë Demokratike për këtë shtresë. Partia Demokratike në draft-programin që do të paraqitet së shpejti, ndër të tjera ka parashikuar:

Për të gjithë ish të përndjekurit politikë e të dënuarit e regjimit komunist po përgatitet Strategjia Kombëtare e Integrimit të Plotë moral, politik, shoqëror e financiar! Do të ngrihet baza e të dhënave elektronike dhe një regjistri kompjuterik për të gjithë ish të dënuarit e të përndjekurit politikë, ku do të mundësohet në kohë reale informacioni i organeve shtetërore. Do të hartohen prognoza të vlefshme për përmbushjen e detyrimeve financiare të Buxhetit të Shtetit.Transparenca do të jetë themeli i këtij regjistri.

Ministria e Financave do të ngarkohet që të kërkojë e sigurojë çdo vit shtimin e fondeve dhe dëmshpërblimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë. Do të mundësohet shlyerja e këtij detyrimi të shoqërisë për periudhën e mandatit qeverisës 2021-2024 të Partisë Demokratike.

Do të kryhet përmirësimi ligjor që efektet për dëmshpërblim financiar të ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë të shtrihen nga muaji gusht 1943 (njohur si prishja e Marrëveshjes së Mukjes) kohë kur filloi vëllavrasja në Shqipëri dhe janë vrarë njerëz pa gjyq në jug e sidomos në veri (veçanërisht në dy javët e para të muajit nëntor të vitit 1944 në Tiranë).

Përmirësimi ligjor për të gjithë personat të cilët periudhën kohore të vuajtjes së dënimit apo internimit në kampe me tela me gjemba që kanë fituar statusin e të përndjekurit politikë por u mungon dokumentacioni nga Arkivi i Drejtorisë së Burgjeve t’u njihet koha e vuajtjes së dënimit e vërtetuar me vendim të Komisionit Shtetëror Tre Palësh, apo vendimin e vërtetimit të faktit të gjykatës së rrethit përkatës.

Partia Demokratike do të bëjë publike të gjitha planet e veprimit për të pesë masat menjëherë me ardhjen e saj në pushtet. Çdo masë ka planin e saj të veprimit si dhe afatet kohore, institucionet dhe personat përgjegjës.

Në përfundim të këtij takimi dhurova librin “Muzat e Qëndresës” në të cilin ka recensa për autorët e letërsisë së burgut:Vilson Blloshmi, Astrit Delvina, Pjetër Arbnori, Bedri Çoku, Visar Zhiti, Koço Kosta, Petraq Kolevica, Amik Kasoruho, Henrik S. G (Gjoka), Makensen Bungo, Halil Laze, Gëzim Hajdari, Musine Kokalari, Havzi Nela, Ejëll Çoba, Uran Kalakula, Fatos Lubonja, Drita Çomo, Leka Toto, Beqir Ajazi, Lekë Tasi, Luan Myftiu, Bardha Mulleti, Ahmet Bushati, Gëzim Çela.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button