Categories Bota, Lajme

Pas arrestimit të vëllait, reagon vajza e “El Chapo”: Familja Guzman s’ka mbaruar, karteli po funksionon fuqishëm

Rosa Isela Guzman, vajza e madhe e Joaquin Guzman ‘El Chapo’, publikoi një mesazh në të cilin shihet duke buzëqeshur në veturën e saj me një këngë në sfond.

“Familja Guzman nuk ka mbaruar, karteli po funksionon fuqishëm…”, tingëllon kënga në sfond e publikuar në Twitter.

Po kështu gruaja ka publikuar letra që i ka shkruar i ati, për momentin nuk dihet nëse i janë dërguar nga burgu i Florences, Kolorado.

Rosa Isela Guzman, vajza e madhe e Joaquin el Chapo Guzman, themeluesit të kartelit Sinaloa, është një figurë pak e njohur.

Ashtu si të gjithë ata që janë pranë trafikantit të drogës, ajo ka qenë gjithmonë në lëvizje duke ndryshuar lokacion.

Emri i saj u bë i njohur në vitin 2015 kur, në një intervistë, ajo tregoi sesi, falë mbrojtjes së politikanëve meksikanë, babai i saj mundi të arratisej nga burgu i Altiplanos.

Vajza e madhe e Chapos në atë kohë tregoi detaje sesi babai i saj arriti të udhëtonte dy herë në Shtetet e Bashkuara. E gjitha falë ryshfeteve të bëra për personazhe të nivelit shumë të lartë. Tashmë dihet se në krye të atyre ryshfeteve ishte bashkëshortja e ‘El Chapo’, Emma Coronel.

Rosa është përgjegjëse për disa biznese në Kaliforni, si sallone bukurie, kafene dhe autolarje. Ajo ka katër fëmijë, babai i dy prej tyre është Vicente Zambada Niebla, djali i Ismael “El Mayo” Zambada, “El Vicentillo”, i arrestuar në vitin 2009 dhe i ekstraduar në Shtetet e Bashkuara

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME