Categories Lajme

Pas Bashkim Finos nderohet edhe Sokol Olldashi

Një rrugë e re në Tiranë do të mbajë emrin e ish-ministrit të ndjerë të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Lajmi u bë sot me dije nga kryebashiaku Erion Veliaj, i cili më herët prezantoi shkollën e re “Bashkim Fino” në Njësinë numër 2. Kreu i bashkisë së Tiranës u shpreh se do vlerësohen jo vetëm figura të të majtës por edhe të të djathtës, që kanë lënë gjurmë në komunitet.

“Kemi marrë gjithashtu një propozim për një rrugë në këtë zonë, në Njësinë numër 2, me emrin Sokol Olldashi, ndaj duam që edhe atë koleg e mik ta respektojmë gjithashtu dhe besoj që Tirana do të jetë më dinjitoze me rrugë dhe shkolla cilësore, por edhe me emra dinjitozë të atyre që i kanë shërbyer këtij vendi.

Përtej bindjeve politike, kush ka qenë shërbëtor publik i këtij atdheu dhe i këtij qyteti meriton të vlerësohet, si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta,” tha Veliaj.

Shkolla “Bashkim Fino” do të ngrihet në afërsi të Qytetit Studenti. Shkolla mori emrin e ish-kryeministrit dhe deputetit të ndjerë socialist i cili u nda nga jeta këtë të hënë pasi e humbi betejën me Covid 19.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me kandidatin socialist për deputet Arben Pëllumbi vizituan kantierin e kësaj shkolle pjesë e projektit të 17 shkollave të reja në kryeqytet.

“Kryebashkiaku zbuloi se shkolla do marrë emrin e deputetit socialist, Bashkim Fino, ndërsa një rrugë në po këtë zonë do mbajë emrin e deputetit tjetër të ndjerë Sokol Olldashi.

“Do të ketë një emër dinjitoz, emrin e  Bashkim Finos, të një kryeministri që na bashkoi në ditët më të vështira dhe në një zonë ku është bashkuar edhe veriu, edhe jugu, edhe Tropoja, edhe Tepelena, ku janë bashkuar edhe realitetet rurale edhe ato urbane emri i Bashkim Finos i bën realisht nder”, tha Veliaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME