Categories Lajme

Pas bukës, dyfishohet çmimi i gazit dhe tregu i karburanteve

Çmimi i karburanteve në treg po rritet cdo ditë me 15 deri në 25 lekë për litër krahasuar me vitin e kaluar, kur çmimet pësuan rënie për shkak të mungesës së konsumit. Edhe pse vëmendja kryesisht përqendrohet tek çmimi i naftës dhe i benzinës, shtrenjtim të ndjeshëm ka pësuar edhe gazi.

Nëse gazi deri në fillim të këtij viti ishte deri në 50-60 lekë për litër, sot arrin në 90 lekë, duke pësuar një shtrenjtim me 30-40 lekë.

Nga një vëzhgim i kryer në disa pika karburanti në kryeqytet vihet re se çmimet luhaten nga njëra pikë në tjetrën. Ka karburante që çmimi i gazit është 65 lekë dhe ka të tjetra që një litër është 89 lekë. Ndërkohë në muajin korrik kur ndodhi edhe shtrenjtimi i naftës gazi luhatej mes çmimit 60-72 lekë.

Gazi përdoret gjerësisht nga qytetarët shqiptar si një mënyrë për të kursyer, madje ka qytetarët që për këtë arsye ndërronin impiantin e makinës duke e bërë benzinë/gaz.

Nga ana tjetër nuk ndalet rritja e naftës dhe e benzinës. Në 15 korrik në disa pika karburanti 1 litër naftë ju shit shoferëve me 170-175 lekë, nga 155-160 lekë që ishte në vitin e kaluar. Ndërsa tani nafta luhatet në shumicën e karburanteve është 177 lekë, kurse benzina arrin deri 180 lekë.

Shkak për këtë rritje sipas ekspertëve është bërë rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Po ashtu rritja e kërkesës për konsum ka rritur edhe çmimin për shkak të ofertës së ulët në treg. Ndërsa nga Konfindustria thonë se ndikim jo të vogël ka edhe mënyra se si është organizuar tregu i karburanteve në Shqipëri që në thelb është i tipit oligopol dhe kartel me pasojë mungesën e konkurrencës.

Po ashtu ekspertët thonë se operatorët e tregut të karburantit po përpiqen të mbulojnë humbjet e vitit të kaluar. Shqipëria konsiderohet si vend me çmim të lartë të naftës, për shkak edhe të taksave pasi për çdo litër naftë që shitet shteti mbledh rreth 112 lekë taksa

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME