Categories Lajme

Pas disa ditësh me grip, Berisha bën daljen e parë për 2023-shin në Tik Tok

Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë daljen e parë publike për vitin 2023. Pas një periudhe disa ditore me grip, Berisha, ka zgjedhur që daljen e parë në këtë fillimviti ta bëj përmes një video-mesazhi në Tik Tok.

Berisha në fjalën e tij tha se shpreson që ky vit të jetë një vit i madh shprese për të gjithë shqiptarët dhe i ftoi qytetarët që të marrin pjesë në fushatën e PD-së për zgjedhjet lokale “me qëllim çlirim e qytetve të Shqipërisë”.

“Mirëdita dhe përshëndetje miqtë e mi të TikTok!  Nis me kënaqësi sot komunikimin direkt me ju, pas një ndërprerje të shkurtër për shkak të një gripi. Unë duke ju shprehur mirënjohjen për mbështetjen tuaj cilësore dhe shumë të rëndësishme, gjithashtu dua të shpreh besimin se ky vit do të jetë një vit i madh shprese, një vit në të cilin ne do realizojmë projektet tona në interesin tonë dhe të vendit.

Krahu tjetër është një kaos, është sot më i deskrituar se kurrë. Rasti i Rozeta Dobi-t, Alda Klosit është heqja e kapakut të një pusete, në të cilët vërshuan në të katërta anët gjirizet e llumit qeveritar. Në këtë kontekst ajo që bën më përshtypje është se si ka mundësi një njeri që vjen me një apartamet të 40 m2 në Tiranë, lumturohet me 7 të tjera të tilla, pa llogaritur makinat, bizhutë etj, etj. Por po kaq përshtypje të bën fakti se Edi Rama bëri gjithçka fillimisht të fshihte identitetin e Alda Klosit, pasi këtë kishte bërë në raste të tjera me sukses me ministrat e tij kur ishin vjedhur banesat si Gjiknuri apo flitet për Beqja e Spiropali e të tjerë.

Sidoqoftë ne sot jemi në një përpjekje të re, në fushatën për zgjedhjen e Këshilltarëve për Komunat dhe Bashkitë. Le të bëjmë gjithçka për të zgjedhur më të mirët në parlamentet lokale dhe nuk ka diskutim se më të mirët gjenden midis jush të dashur të rinj e të reja që ndiqni TikTok-un.

Ndaj ju ftoj me guxim të merrni pjesë në këtë fushatë në të cilën ju do t’i bëni qytetet tona më të lira, më demokratike, më të bukura! Faleminderit dhe një herë një vit të mbarë!”, tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME