Categories Lajme

Pas Fierit, Olsian Çela takime me prokurorët në Vlorë

Pas takimeve me drejtuesit në Prokurorinë e Fierit, kryeprokurori Olsian Çela është ndalur në Vlorë ku edhe ka zhvilluar takime me prokurorët.

Në një komunikim për mediat Çela tha se fokus i takimeve të ditës janë krimi zgjedhor dhe pastrimi i produkteve të veprës penale. Ai gjithashtu theksoi se Prokurorive i është kërkuar hetim i shpejtë dhe i plotë i këtyre veprave.

“Sot isha edhe në Fier ku pata një takim me drejtuesit e Prokurorisë të Rrethin gjyqësor atje, i njëjti objekt takim ka qenë edhe në Vlorë me tema që janë krimi zgjedhor dhe efektiviteti i luftës ndaj pastrimit të produkteve të veprës penale.

Sa i përket krimit zgjedhor që mund të them është prioritet i ditës,  iu është kërkuar Prokurorive në rang vendi që hetimi i shpejtë dhe i plotë i tyre të jetë prioritet. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka një ngarkesë më të ulët sa i përket këtyre veprave, por për nga rëndësia kanë të njëjtat vlera.

Ndaj u është kërkuar që në kohë optimale këto hetime t’i përfundojnë sa më shpejt. Dhe prioritet mbetet sigurimi i transparencës. Sa i përket pastrimit të parave mbetet shqetësim real dhe konstant dhe ka qenë në qendër të vëmendjes të Prokurorisë së Përgjithshme.Dita e sotme shërbeu për të nxjerrë në pah disa nga problemet që do të ndiqen në vijim”, tha ai, ndërsa shtoi: “Duhet të jemi të qartë me ndarjen e përgjegjësive.

Fenomenet e krimit të organizuar janë në qendër të vëmendjes si në Prokurorinë e Elbasanit po ashtu edhe në atë të Vlorës, dhe iu është kërkuar të gjitha prokurorive që të koordinojnë Punën me Prokurorinë e Posaçme. Patjetër që është e vështirë të hetohet plotësisht pastrimi i parave, por me rëndësi është që Prokuroritë të kenë fokusin e hetimit të këtyre rasteve. Besoj që aktualitet i ditës është krimi zgjedhor dhe pastrimi i produkteve të veprës penale”, tha Çela.

Po ashtu Prokurori i Përgjithshëm tha se raportin mbi kriminalitetin ia ka dërguar parlamentit, ndërsa theksoi se për shkak të situatës së Covid nuk mund të kishte takim me të gjithë Prokurorët e Vlorës, por analiza e të gjithë treguesve për secilën nga prokuroritë e rretheve do të mbetet prioritet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME