Lajme

Pas finales së Conference League në Tiranë, Rama mesazh “atyre që i zbardhën faqen Shqipërisë”. Ja komenti i tij

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale, pak orë pas përfundimit të finales së Conference League në Tiranë, duke përcjellë një mesazh falënderimi “për të gjithë punonjësit e drejtuesit e shërbimeve publike të përfshira në eurosuksesin e djeshëm të Shqipërisë, nga Policia e Shtetit tek Aviacioni Civil, nga shërbimet portuale tek ato mjekësore, që siguruan mbarëvajtjen e eventit të madh sportiv të finales së Conference League, duke i zbardhur faqen Shqipërisë”.

Sipas Ramës, ky aktivitet ka bërë “që të marrim përgëzimet më të ngrohta nga UEFA, nga ekipet drejtuese të të dyja skuadrave, si edhe nga miq e partnerë të vendit tonë”.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

RESPEKT

Një falenderim i megjithëzemërt, për të gjithë punonjësit e drejtuesit e shërbimeve publike të përfshira në eurosuksesin e djeshëm të Shqipërisë, nga Policia e Shtetit tek Aviacioni Civil, nga shërbimet portuale tek ato mjekësore, që siguruan mbarëvajtjen e eventit të madh sportiv të finales së Conference League, duke i zbardhur faqen Shqipërisë dhe bërë që të marrim përgëzimet më të ngrohta nga UEFA, nga ekipet drejtuese të të dyja skuadrave, si edhe nga miq e partnerë të vendit tonë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close