fbpx
Lajme

Grevë urie në institucionet e dënimit të Shqipëris

Të burgosurit në institucionet e vuajtes së dënimit të Shqipëri ishin për disa ditë në grevë urie dhe protesta dhe  duket se tashmë në protesta do të dalin ata që ruajnë të dënuarit. Sindikata e shërbimeve policore në Shqipëri, ka paralajmëruar nisjen e protestave në të gjithë vendin pasi nuk janë përmbushur kërkesat e për rritjen e pagave sipas gradave në policinë e burgjeve.

“Vendosmëria jonë për të nisur protestat me punonjësit e sistemit penitenciar shqiptar nga veriu në jug do të jetë e fortë, e shpejtë, e guximshme, derisa të realizohen kërkesat e punonjësve të policisë”,- thuhet në deklaratën. Sipas Macajt, situata e vështirë e punës dhe plotësimi i vendeve vakante në policinë e burgjeve janë një tjetër pikë ku qeveria duhet të marrë masa.

”Plotësimin e organikës pasi mungojnë mbi 180 punonjës, pagesën korrekte të punonjësve të policisë, dhënien e trajtimit ushqimor”,- thotë ai. Sindikata e shërbimeve policore në datën 25 shtator i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku listoheshin problemet më akute që shqetësojnë këtë sindikatë dhe punonjësit e policisë së burgjeve.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button