Categories Lajme

Pas Kosovës, Shqipërisë dhe Turqisë, edhe Kroacia e bojkoton Nobelin

Ministria për Punë të Jashtme dhe të Evropës në Kroaci ka vendosur që të bojkotojë ceremoninë e organizuar nga Akademia Suedeze e Shkencave për dhënien e çmimeve Nobel, ku do të nderohet edhe fituesi i sivjetmë i çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke, mik dhe përkrahës i Sllobodan Millosheviqit. Në ceremoninë e Nobelit po refuzon të marrë pjesë edhe Kroacia, për shkak të shkrimtarit që publikisht ka përkrahur dhe shprehur admirim ndaj politikës së ish-liderit kriminel të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.

Ministria e Jashtme e Kroacisë ka njoftuar se ambasadori i këtij shteti në Suedi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Akademia Suedeze e Shkencave, “MVEP ka vendosur që ambasadori kroat në Suedi të mos marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit nesër në Stokholm për shkak të dhënies së çmimit Nobel për Letërsi një njeriu që është angazhuar në mbështetje të politikës së Sllobodan Millosheviqit në vitet e ’90-ta”, thuhet në njoftimin e MPJ’së kreate.

Përveç Kroacisë, këtë ceremoni kanë njoftuar se do ta bojkotojnë edhe Shqipëria dhe Turqia. Arsyeja është Handke, i cili sivjet u shpall fitues i çmimit Nobet për Letërsi, e ky vlerësim ka nxitur shumë reagime në Bosnjë, në Kosovë, por edhe ndërkombëtarisht. Dhënien e çmimit më të rëndësishëm për Letërsi e kishte kritikuar edhe Shoqata e Shkrimtarëve Amerikanë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME