Regjistrohen reshjet e para të borës në juglindje të vendit. Reshjet e borës kanë mbuluar fshatin turistik të Dardhës në Korçë. Për të evituar aksidentet duhet treguar kujdes në lëvizjen drejt zonës së Dardhës.
Këshillohet të jenë te pajisur me zinxhirë drejtuesit e mjeteve. Ndërkohë edhe në Kukës disa ditë më parë u regjistruan reshjet e para të borës.