Categories Lajme

Pas përgjigjes së SPAK, Meta dekreton qeverinë “Rama 3”

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar qeverinë “Rama 3”.  Vendimi i Presidentit vjen menjëherë pasi SPAK dhe Prokuroria konfirmuan pastërtinë e figurës së ministrave të Ramës duke theksuar  s’e nuk janë nën hetim.

SPAK i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta në lidhje me interesimin e tij për ministrat e qeverisë ‘Rama 3’, nëse dikush prej tyre është nën hetim.

SPAK thotë se asnjë prej emrave të paraqitura nga presidenti nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme.

Një ditë më parë, edhe Prokuroria e Përgjithshme i ka dhënë ‘dritën jeshile’ Presidentit Ilir Meta për dekretimin e 16 emrave të propozuar nga kryeministri Edi Rama si anëtarë të kabinetit të Qeverisë. Në përgjigjen e kthyer brenda 24 orëve, pasi Meta kërkoi informacion mbi listën e propozuar, organi i akuzës bën me dije se asnjë nga emrat e qeverisë nuk është proceduar, nuk është nën hetim dhe nuk ka probleme me ligjin.

“Asnjë nga emrat e qeverisë nuk është proceduar. Asnjë nga emrat e emëruar s’ka probleme”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë ndaj Kreut të Shtetit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË PRESIDENTI D E K R E T PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të neneve 93, 95 pika 1, 96, 97, 98, dhe 99 të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, me propozim të Kryeministrit nr. 4281 prot., datë 11.09.2021, si dhe pas administrimit të informacionit prej organeve ligjzbatuese për verifikimin e kandidatëve të propozuar si anëtarë të Këshillit të Ministrave,

D e k r e t o j:

Neni 1 Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje: 1) Zoti Edi Rama- Kryeministër;

2) Zoti Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;

3) Zonja Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

4) Zoti Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;

5) Zoti Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;

6) Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;

7) Zonja Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Zonja Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;

9) Zoti Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;

10) Zonja Elva Margariti – Ministër i Kulturës;

11) Zonja Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

12) Zonja Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;

13) Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;

14) Zonja Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;

15) Zonja Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;

16) Zonja Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;

17) Zonja Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 13213 Tiranë, më 14.09.2021 PRESIDENTI I REPUBLIKËS ILIR META

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME