Categories Lajme

Pas “RTV Ora”, gongu ka rënë për të gjithë

Një lajm i zi sot u përhap më shpejtësi. Ditë të zëza po vijnë për shqiptarët. Po kthehemi pas në diktaturë. Edi Rama kreu i organizatës Rilindje mori guximin që përmes instrumentave të pushtetit që kontrollon të kërcënojë me mbyllje një media. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të televizionit RTV Ora. Lajmin e bën me dije vetë televizion dhe kjo kërkesë vjen menjëherë pas dy gjobave të majme, nga 1 milion lekë secila (njëra është për gazetaren Sonila Meço), për dy emisione në këtë ekran për shkeljen e masave.

Këto veprime janë një tentativë e pastër për të goditur fjalën e lirë. Eshtë ky një veprim skandaloz, por aspak i papritur prej pushtetit qe buron nga krimi. Kur situata ju ka dal jashte çdo kontrolli pavarësisht tentativës dhe parave te pista të shperndara për të mpirë trurin e shqiptarëve me propoagandë, duket se kjo nuk i ka mjaftuar Ramës. E verteta del sheshit, del hapur dhe ai prej kohësh ka nisur të kërcënojë median.

E nisi me ligjin për mediat audiovizive i cili mori kritika pa fund nga Këshilli i Europës dhe organizatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit, kërkon dhe po tenton të mbyll portalet përmes një ligji special duke i dhunuar hapur dhe kërcënuar me gjoba të majme dhe mbyllje, taborri i tij është mbyllur duke iu turrur dhe rrjeteve sociale por sic duket nuk i ka mjaftuar; se fundmi po iu turret dhe televizineve. Sot ndodhi që një media informative serioze, e pavarur u dhunua hapur nga pushteti. U kërcënua për mbyllje ditën për diell dhe arroganca e pushtetit nuk ka të ndalur.

Rama është në delirin e tij për të kontrolluar cdo gjë dhe po përdor dhe gjendjen e fatëkeqësisë natyrore për të kërcënuar dhe dhunuar kundërshtarët kudo në jetën e përditshme, shoqërinë civile, politikën, median dhe këdo që i del përpara. Ai sic duket sapo e ka nisur hapur ta bëj këtë gjë. Nevojitet një reagim i të gjithëve ndaj kësaj situate e cila na kthen pas në komunizëm. Pas Ora News, gongu ka rënë për të gjithë. Nëse nuk reagojmë sot, nesër do të jetë vonë!.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME