Categories Lajme

Pas Rusisë, edhe Gjermania ka gati váksinën anti-covid

Instituti kryesor për sëmundjet infektive në Gjermani tha të mërkurën se një vaksinë e parë kundër koronavirusit mund të jetë në dispozicion qysh në vjeshtë, raporton Reuters. “Sipas vlerësimeve paraprake disponueshmëria e një ose disa vaksinave mund të realizohet deri në vjeshtë të vitit 2020″, tha Instituti Robert Koch në një deklaratë në faqen e internetit.

Por, sipas këtij instituti, do të duhet më shumë kohë për të vënë nën kontroll pandeminë.”Do të ishte e rrezikshme në këtë pikë të besosh se një vaksinim, duke nisur nga vjeshta 2020, mund të kontrollojë pandeminë”, thuhet në deklaratën e këtij Instituti. Sipas zyrtarëve shëndetësorë të këtij instituti, ndikimi i çdo vaksine mund të jetë i kufizuar për shkak të mutacioneve që pëson virusi ose për arsyen se produktet e para në treg mund të ofrojnë vetëm imunitet afatshkurtër.

Firma gjermane bioteknike BioNTech, e cila po punon me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer për një vaksinë të re, të martën përsëriti se synon të paraqesë kërkesën për autorizim emergjent qysh në tetor, nëse provat në vazhdim kanë sukses. Gjithashtu, në të njëjten ditë, Rusia u bë vendi i parë në botë që dha miratimin për një vaksinë COVID, pa siguruar të dhëna për fazat e testimit, gjë që ngjalli shqetësime midis disa ekspertëve globalë të shëndetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME