Categories Lajme

Pas sherrit me bashkëshorten dhe fëmijët, nuk përmbahet 50-vjeçari në Vlorë, qëllon me armë në ajër

Një 50-vjeçar ka përdorur armën e zjarrit në Vlorë, pas një konflikti që pati me bashkëshorten dhe fëmijët.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati të lënduar, pasi V.H. qëlloi në ajër, ndërsa u largua menjëherë nga banesa. Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë: Sot, rreth orës 21:45, në fshatin Kaninë, Vlorë, dyshohet se shtetasi V. H., rreth 50 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit, në banesë, me bashkëshorten e tij, shtetasen L. H, dhe dy fëmijët e mitur, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME