Lajme

Pas sherrit për lokalin me qira plas arma në Dibër, pranga 33-vjeçarit

Të shtëna me armë në Dibër, ndërsa në konflikt janë përfshirë disa persona. Gjatë një konflikti me dy kushërinjtë e pronarit të një ambienti që donte ta merrte me qira, një 33-vjeçar ka kanosur dy personat duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Sipas policisë, 33-vjeçari me iniciale L.H., është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri duke qëlluar një herë në ajër, shtetasit Sh.L., dhe inicialet R.L., kushërinjtë e shtetasit Z.L., ku këtij të fundit donte t’i merrte me qira një ambient që e posedonte shtetasi me inicialet Z.L. Policia ka vënë në pranga 33-vjeçarin me inicialet L.H.

NJOFTIMI:

U konfliktua me dy kushërinjtë e pronarit të një ambienti që donte ta merrte me qera dhe gjatë konfliktit qëlloi në ajër me armë zjarri, falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit. Kapet dhe shoqërohet në Komisariat 33- vjeçari që qëlloi në ajër me armë zjarri.

Sekuestrohet dhe arma e zjarrit pistoletë që 33 vjeçari qëlloi në ajër. Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi L.H., 33 vjeç, banues në Peshkopi, është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri duke qëlluar një herë në ajër, shtetasit Sh.L., dhe R.L., kusherinjte e shtetasit Z.L., ku këtij të fundit donte ti merrte me qira një ambient që e posodonte shtetasi Z.L.

Falë reagimit në kohë dhe ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë është bërë parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe kapja e shoqërimi në Komisariat i shtetasit L.H. Gjithashtu janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë informacion të plotë mbi ngjarjen.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close