Categories Lajme

Pas Sputnik V, qeveria firmos marrëveshjen për marrjen e vaksinave kineze

Pas mbërritjes së vaksinave Sputnik V të Rusisë, qeveria ka miratuar edhe marrëveshjen për mbërritjen e vaksinave kineze. Përmes një VKM-jë të publikuar ditën e sotme, thuhet se vendi ynë do të furnizohet nga Republika popullore e kinës me këtë vaksinë. Po ashtu, në VKM parashikohet kjo marrëveshje me distributorin do të “Keymen  Ilaç  Sanayi  veticaret” do të jetë një sekret tregtar dhe nuk do të publikohet askund.

AKT NORMATIV Nr. 9, datë 22.3.2021

“1. Miratimin    e    tekstit    të    marrëveshjes ndërmjet,     Ministrisë     së     Shëndetësisë     dhe Mbrojtjes    Sociale,    ministrit    të    Shtetit    për Rindërtimin  dhe  Institutit  të  Shëndetit  Publik dhe  distributorit  të  autorizuar “Keymen  Ilaç  Sanayi ve  ticaret”A.Ş.,  për  furnizimin  e  Republikës  së Shqipërisë  me  vaksinën  e  inaktivizuar  kundër COVID-19 (Vero  Cell)  Coronavac,  të  krijuar  nga Sinovac  Life  Science  Co Ltd.  dhe  të  prodhuar  në  Republikën  Popullore  të  Kinës,  sipas  tekstit  që i bashkëlidhet këtij akti normativ.

  1. Marrëveshja për  furnizimin  ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit  të  Shtetit  për  Rindërtimin  dhe  Institutit të  Shëndetit  Publik  dhe “Keymen  Ilaç  Sanayi  veticaret”  A.Ş.,  për  shkak  të  sekretit  tregtar  dhe  kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Keymen Ilaç  Sanayi  veticaret”, nuk  do  të  publikohet  në asnjë ëebsite  të  institucioneve  apo  në  Fletoren Zyrtare.
  2. Të   gjitha   institucionet   e   përfshira   në dhënien  e  mendimit,  të  miratimit  apo  që  janë pjesë  e  procesit  kanë  detyrimin  të  mos  bëjnë publike   marrëveshjen   bashkëlidhur   këtij   akti normativ apo pjesë të saj.
  3. Detyrimet   e   organeve   shtetërore   dhe përjashtimet  nga  detyrimet  për furnizimin  e vaksinës   anticovid,   të   përcaktuara   në   aktin normativ  nr. 1, datë  10. 1.2021, të  Këshillit  të Ministrave, të ndryshuar,  janë të njëjta edhe  për furnizimin   e   vaksinës   së   inaktivizuar   kundër COVID-19 (Vero  Cell),  Coronavac  të  krijuar  nga Sinovac  Life  Science Co  Ltd.  dhe  të  prodhuar  në Republikën  Popullore  të  Kinës,  të  furnizuar  për Shqipërinë  nga Keymen  Ilaç  Sanayi  veticaret A.Ş., sipas    kushteve    të    tekstit    të    marrëveshjes bashkëlidhur këtij akti normativ. Neni 2 Efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja   bashkëlidhur   këtij   akti   normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME