Categories Lajme

Pas tër metit të madh në Durrës e Tiranë, shkodranët bëjnë gjestin e madh: Jemi gati të hapim shtëpitë për ju

Bashkia e Shkodrës po ndjek me vëmendjen e duhur situatën e krijuar nga termetet e njëpasnjëshme në zonën e Tiranës dhe të Durrësit. Shprehim solidaritetin me të gjithë qytetarët, të cilët sot kanë nevojë më shumë se asnjëherë të ndjehen të rrethuar me mbështetje të gjithanshme.

Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion të familjeve që nuk kanë mundësi të banojnë në shtëpitë e tyre për shkak të dëmtimit apo të panikut, kapacitetet e saj akomoduese dhe transportuese nga Tirana e Durrësi drejt Shkodrës. Njëkohësisht, kapacitetet tona njerëzore dhe teknike të Emergjencave Civile, do të jenë në dispozicion në çdo kohë nëse do të jetë e nevojshme apo do të na kërkohet.

Në këto momente të vështira, banorët e Bashkisë Shkodër janë pranë atyre të Tiranës, Durrësit dhe më gjërë, të gatshëm për të ofruar strehim edhe në shtëpitë e tyre, nëse do të jetë e nevojshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME