Lajme

Pas thirrjes për njohjen e Kosovës, Vuçiç telefonon Erdoganin: Presim që Turqia të vazhdojë…

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar më 30 korrik se pret që Turqia dhe presidenti Rexhep Tayip Erdogan të vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një bisede telefonike, Vuçiç ka biseduar me Erdoganin biseduar për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, thuhet në uebfaqen e presidentit të Serbisë, shkruan REL.

“Vuçiçi pret që presidenti Erdogan dhe Turqia do të vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës si e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që është e ndjeshme për Serbinë. Presidenti Erdogan me këtë rast ka thënë se plotësisht e mbështet dialogun”, thuhet në një komunikatë për media të presidentit serb.

Kjo bisedë vjen disa ditë pasi Presidenti turk, Erdogan, ka thënë se do të punojë për t’i sjellë Kosovës njohje të reja.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: