Lajme

Pas vendimit që mori EMA për vaksinën AstraZeneca, reagon Manastirliu

Pas vendimit nga EMA për përdorimin e vaksinës së AstraZeneca, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar me njëherë duke theksuar se tashmë është arritur në një konkluzion të qartë shkencor për përdorimin e kësaj vaksine.

Janë shuar në këtë mënyrë edhe frikërat pasi shumë qytetarë apo mësues në vendin tonë refuzuan të merrnin doza të vaksinës nga kjo kompani. Sipas njoftimit të fundit nga Agjencia Europiane e Barnave, vaksina e AstraZeneca nuk ka lidhje me mpiksjen e gjakut dhe se është e sigurt dhe efektive.

“EMA (Autoriteti Rregullator i Barnave i Bashkimit Evropian): “Kemi mbërritur në një konkluzion të qartë shkencor. Astra-Zeneca është një vaksinë e sigurtë dhe efektive. Përfitimet janë shumë herë më të mëdha se sa risqet. Vaksina nuk shoqërohet me një rritje të rrezikut të përgjithshëm të ngjarjeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut. Provat në botën reale, sugjerojnë që vaksina ka një efektshmëri edhe më të lartë se sa ajo e treguar gjatë testeve.”, shkruan Manastirliu duke cituar EMA.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: