Categories Lajme

Pas vetvarjes së nënës së 3 fëmijëve, një tjetër person i vë flakën vetes. Çfarë po ndodh sot në Berat

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 16:00, pasditen e sotme në Elbasan. Një person me iniciale  Xh.Gj, 63 vjeç ka tentuar të vetëflijohej duke u djegur me benzinë në “Lagjen Çlirim”

Si pasojë e flakëve, 63 vjeçari ka dëmtuar këmbët, ndërkohë që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I pyetur për arsyen e cila e çojë drejtë vetëflijimit, 63 vjeçari është përgjigjur se e kreu një gjë të tillë për shkak të varfërisë. Një ngjarje e tillë vjen pas  vetëvarjes së nënës së 3 fëmijëve pak ditë më parë po në këtë qytet, e cila po ashtu vendosi të ndërmerrëte aktin për shkak të varfërisë.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen e sotme, si dhe këtë ngjarje të ditëve më parë, ka reaguar edhe Eno Bozdo. Bozdo duke shprehur keqardhje për raste të tilla të ndodhura në kaq pak kohë në Berat, ka kritikuar qeverinë për mungesën e vëmendjes dhe ndihmave që ju kushton familjeve të tilla në nevojë.

Përmes një statusi FB-je, ai është shprehur se:  “Varfëria dhe dëshpërimi i madh i shtynë në këtë akt ekstrem. Është tragjedia e dytë në këtë qytet brenda dy javëve pasi Merita File, nënë me tre femije, vari veten pasi nuk kishte me çfarë t`i ushqente të vegjlit e saj. Në çastet e fundit të jetës u kujdes të lajmëronte policinë dhe t`i linte amanet fëmijët.

Xhevairi per arsyet e tij shendetesore ishte i pamundur per te punuar. As e shoqja e tij Zhaneta. E megjithate nuk merrnin as pension dhe as kemp nga qeveria. Madje asnje ndihme ekonomike. Qeveria e dinte kete fakt, por nuk e vuri ujin ne zjarr. Sic nuk e vuri per Meriten me tre femije, apo per sa e sa te shkrete qe ndodhen ne kushte ekstreme te varferise dhe zgjedhin vetevrasjen per shkak se nuk kane cfare te hane. Qeveria parate i ka, por Xhevairirn dhe Meriten i konsideron thjesht numra. Parate shkojne per 12 dishepujt e Rames, sepse babezia eshte me e forte se varferia!

Sipas Bozdos qyteti i Beratit sot për sot është një qytet në zbrazje. Ai shprehet se: “Te rinjte po largohen te gjithe sepse papunesia dhe varferia eshte mbizoteruese. Vende pune te reja nuk ka, ndersa biznesi ankohet per renie drastike te fuqise blerese. Fermeret kane vite qe nuk kane pare as edhe nje ndihme nga qeveria, pavaresisht premtimeve te Rames. Berati sot eshte simboli tipik i keqqeverisjes korruptive Rames. Edhe pse votoi gjeresisht alternativen socialiste, sot e gjen veten ne ditet e veshtira te tij, shume larg nga emri dhe kultura qe perfaqeson.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME