Categories Lajme

Pas vlogeres 22-vjeçare, humb çdo gjurmë dhe i fejuari

Pas zhdukjes misterioze të 22-vjeçares amerikane, tashmë ka humbur dhe i fejuari saj 23-vjeçar Brian. Gabriela Petito, 22 vjeç, u largua nga Nju Jorku në korrik me partnerin e saj Brian Londry, 23 vjeç , për një udhëtim katër-mujor me fugon. Sipas medive të huaja 22-vjeçarja nuk ka folur më me familjen, që prej që nga fundi i gushtit, kur po udhëtonte me të fejuarin e saj, Brian.

Më 11 shtator, familja e Gabriel Petito informoi autoritetet për zhdukjen e saj, duke thënë se ata nuk kishin dëgjuar prej saj që nga fundi i gushtit.
Duke ndjekur çiftin në mediet sociale për javë të tëra, në peizazhet magjepsëse të perëndimit Amerikan, përdoruesit e internetit u mobilizuan duke dashur të ofrojnë ndihmë në gjetjen e vajzës së re dhe media po regjistron vazhdimisht ecurinë e çështjes. Policia thotë se aktualisht po e trajton zhdukjen e Brian, pas asaj të Gabriel, si një “rast zhdukjeje të shumëfishtë”.
“Pasi të kemi detajet, do të bëjmë njoftime,” shkruan shefi i Policisë së Portit të Veriut Todd Garrison në Twitter.

Gjatë udhëtimit të tyre, ne shohim çiftin, në postimet e tyre në mediet sociale, duke buzëqeshur, përqafuar dhe duke ecur dorë për dore në plazh.
Sidoqoftë, në një video të publikuar nga policia e Moabit, një qytet i vogël në Juta, ngriti shqetësimet për rolin e partnerit të 22-vjeçares amerikane.

FBI ka hapur një linjë telefonike të dedikuar për këdo që ka informacion në lidhje me rastin, dhe një llogari GoFundMe është krijuar për të “mbledhur para për të ndihmuar në kërkimin e Gabi Petito”. Deri të enjten, ishin mbledhur 45,000 dollarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME