Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të rëndësishëm, teksa shkruan se edhe Saranda tashmë si qyteti i Vlorës, do të ketë Lungomare. Falë punës së palodhur dhe investimeve të Qeverisë një shëtitore në vijën bregdetare të Sarandës do t’i ndryshojë fytyrën këtij qyteti europian.
“Njësoj siç Lungomarja transformoi Vlorën, ky investim do të ndryshojë faqen e Sarandës turistike. Saranda që Duam, Shqipëria që Duam”, shkruan Rama.