Lajme

“Pas zgjedhjeve na ulën rrogën”, Berisha publikon denoncimin e mësuesit

Sali Berisha, ish- kryeministri i vendit ka publikuar në Facebook mesazhin e një qytetari dixhital. Në mesazhin e publikuar, qytetari ishte nga Rrogozhina me profesionin mësues. Sipas tij, këtë muaj ai dhe kolegët e tij kanë marrë rrogë më pak, që sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve, rrogat e mësuesve do ulen sërish. “Mesuesve ju ulet rroga pas zgjedhjeve me 12 mijë lekë.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Pershendetje!!! Jam nje arsimtar (za Rrogozhine ) edhe dua te ndaj me ju nje shqetesim, kete muaj mesuesit moren 12 mije lek( vjetra) me pak edhe po diskutohet qe edhe veshtiresia e punes dhe transporti te na hiqet.

Me pak fjalet rritja qe u bo ne janar me 50 mije lek ( te vjetra) ne nje fare menyre do asgjesohet duke hequr veshtiresine e punes, transportin dhe 12 mije lek( vjetra). Gjeja qe me cudit me shume eshte se kjo ndodh fiks 10 dite pas zgjedhjeve. Dmth sa e moren voten Tani fillojne nxjerrin fytyren e vertete duke ulur rrogen sepse para zgjedhjeve thonin qe vetem do te rritet rroga. Ju lutem anonim se pastaj e merr vesh patronazhisti edhe te heqin fare nga puna. Ju faleminderit!!!”, shkruan Berisha, duke postuar mesazhin e qytetarit dixhital.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: