Categories Lajme

“Pasagjerët e parë nesër me çunat e fejsbukut nga Londra”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ky aeroport, duke u shprehur se “Aeroporti Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”, gati për fluturimin e parë me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra. KUJDES MOS ËSHTË 3D”.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zyaed” po bëhet realitet dhe kanë mbetur pak orë nga fluturimi i parë. Ata që thonin 3D do zhgënjehen edhe një herë“, deklaroi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë një interviste nga ky aeroport.

Aviacioni civil, tha Balluku, është një nga strategjitë kombëtare të zhvilluara në mandatin e dytë të Qeverisë Rama.

“Kemi arritur të ngremë kompaninë flamurmbajtëse “Air Albania”. Kemi një plan të qartë të bazuar mbi studime, e nënvizoj këtë, pasi dëgjoj shpesh diskutimin, nëse është nevoja që ne të kemi të gjitha këto aeroporte. Ne kemi studime të mirëfillta fizibiliteti për aeroportet që kemi vendosur të ndërtojmë në qytetet e Shqipërisë”, tha ministrja.

Balluku vuri në dukje se Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zyaed”, është faqja e parë e një epoke të re në aviacionin civil shqiptar.

“Një aeroporti “low cost”, i cili do të jetë i dedikuar për ato kompani që ofrojnë shërbime m cilësi dhe çmime të ulëta. Është i destinuar për të qenë i tillë“, tha ministrja.

Sipas saj, ky është një aeroporti rajonal, i shqiptarëve dhe jo thjeshtë i Veriut të Shqipërisë.

“Pra aeroporti i Kukësit është ndërtuar dhe studiuar mbi bazën e konceptit për t’i shërbyer trevave shqiptare, si të Shqipërisë, dhe Kosovës, pse jo Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Pra të dy kriteret mbi të cilat është ngritur ky aeroport janë shpresëdhënëse, qoftë për frymën kompetitive që do të ofrojë, qoftë për atë kombëtare”, tha ajo.

Lidhur me impaktin në ekonomi të këtij investimi, Balluku tha se si çdo projekt i madh infrastrukturor ka përfitime direkte dhe indirekte të mëdha.

“Që nga punësimet e deri të injektimi direkt për shkak të kargove që do të ulen në këtë aeroport, për shkak të numrit të pasagjerëve që do të rritet, ashtu si dhe numrit të turistëve që do të vizitojnë këtë zonë, pasi ne e dime që e gjithë zona e Veriut është një zonë mjaft e bukur që turistët e huaj e preferojnë prej kohësh, por për shkak të mungesës së infrastrukturës, numri nuk ka qenë aq i lartë. Tashmë kur nga Gjermania, Zvicra apo Italia do të fluturohet direkt në Kukës, numri i këtyre pasagjerëve do të jetë shumë më i lartë dhe këtu do të jemi në një element të ri zhvillues të ekonomisë së vendit që është turizmi padyshim”, shtoi ministrja.

Sipas ministres, të punësuarit në këtë aeroport do të jenë nga zona rreth Kukësit, përveç atyre pozicioneve që kërkojnë trajnime apo licencime të specializuara. Punësimi, tha ajo, është i hapur këtu edhe për të tjerë profesionistë të aviacionit.

Ministrja Balluku informoi po ashtu se më 20 prill nënshkruhet edhe kontrata me kompaninë Mabetex” për Aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.

“Me përfundimin e Aeroportit të Kukësit fokusi i ministrisë do të shpërngulet totalisht në një aeroport tjetër, pasi ne me 20 prill firmosim kontratën koncesionare midis fituesit për Aeroportin e Vlorës dhe ministrisë. Këtu do të vazhdojë puna për fazën e çertifikimit dhe do t’i mbetet në dorë koncesionarit që të vazhdojë me të gjithë interesin që ka për zhvillimin e biznesit për të nënshkruar marrëveshjet me kompanitë ajrore”, tha ajo.

Balluku foli edhe për fluturimin e parë që do të kryhet ditën e nesërme (18 prill) drejt Aeroportit të Kukësit.

“Mua më rezulton se çunat e Londrës janë gati. Për fluturimin e parë promocional nuk është paguar biletë. Çunat e Londrës janë të rezervuar dhe më 18 avioni ulet këtu dhe i pret kryeministri siç ua ka premtuar”, u shpreh Balluku.

Sipas saj, puna në këtë aeroport është duke mbyllur detajet e fundit.

“Aeroporti do të jetë i të gjithë dhe destinacionet e para janë disa qytete të Zvicrës dhe qytete të Gjermanisë, por pa përjashtuar tregun më të rëndësishëm për tregun e aviacionit civil shqiptar, që është ai italian”, deklaroi Balluku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME