Lajme

Pasaporta ruse në Ukrainë, Moska lëshon gjysmë milioni dokumente për Krimenë

Tensionet mes Moskës dhe Kievit janë shtuar ndjeshëm në javët e fundit, pasi  autoritetet ruse rritën prezencën ushtarake në kufi me Ukrainën dhe rajonin e Krimesë, të aneksuar nga Rusia në vitin 2014. Veprimi i radhës nga kremlini është lëshimi i më shumë se gjysëm milioni pasaporta ruse për banorët në lindje të Ukrainës, ku separatistët e mbështetur nga Rusia janë duke luftuar kundër Kievit.

Më herët, Rusia ka lëshuar 650,000 pasaporta të reja në rajon, pasi presidenti rus Vladimir Putin mori vendimin në vitin 2019, për të thjeshtuar dhe zgjeruar procesin e dhënies së shtetësisë për banorët në këto zona.

Politika e Moskës për dhënie të shtetësisë në Ukrainë është kritikuar ndërkombëtarisht, pasi është parë si tentim për të destabilizuar lindjen e Ukrainës, ku kanë humbur jetën më shumë se 13,000 persona, që prej nisjes së luftimeve në prill të vitit 2014.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close
%d bloggers like this: