Lajme

Pasaportat e kartat në “IdentiTek”, kuponet e vjetër do të jenë të vlefshëm

Nëse keni blerë një kupon të vjetër për pajisjen me dokumentet e identifikimit biometrik ai nuk është i pavlefshëm.

Mjafton të paraqiteni në çdo zyrë të Postës Shqiptare dhe kuponin e vjetër e shndërroni me një të ri, pa asnjë pagesë shtesë.

Nga sot në zyrat e Postës Shqiptare janë në shitje edhe kuponët për shërbimin me procedurë të përshpejtuar, pra marrjen e pasaportës për dy deri në tre ditë pas aplikimit.

Prej një gushtit dokumentet e identifikimit si kartat dhe pasaportat biometike prodhohen nga kompania shtetërore “IdentiTek”.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte në një nga zyrat e saj ku beri edhe rinovimin e pasaportës së tij biometrike.

Kalimi nga privati te shteti nuk solli ndryshim te çmimit për dokumentet e identifikimit.

Kartat dhe pasaportat kanë të njëjtën vlerë, përkatësisht 1500 dhe 7500 lekë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close