Categories Lajme

“Pashë Zotin thuaja shqiptarëve”, Rama me Metën: Çfarë borxhi të kanë…

Vijojnë replikat në distancë mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe presidentit të vendit Ilir Meta, që duket se nuk janë më në kuadrin e drejtuesve të dy institucioneve më të larta që ka vendi. Kryeministri Rama ne Twitter: Ilir aman të keqen thuaja shqiptarëve çfarë borxhi të kanë ty që t’i dhanë të gjitha siç nuk ia kanë dhënë askujt në historinë e shtetit të tyre dhe prapë nuk ngopesh dhe nuk pushon së ngatërruari dynjanë në Shqipëri e matanë?! Thuaja pash Zotin çfarë borxhi të kanë akoma! Ishte zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi, ai që shkroi më herët se profeti i kokoshkave, duke iu referuar Ramës ka frikë nga zgjedhjet e 25 Prillit, që do të jenë referendumi më i madh kundër tij, dhe Ilir Meta para se të jetë president është shqiptar.

“RESPEKTO MARRËVESHJEN E 5 QERSHORIT PROFET I KOKOSHKAVE! Për mirë opozitar se sa tradhëtar, më mirë opozitar se sa kusar, më mirë opozitar se sa zuzar. Profeti i Kokoshkave nuk ka faj që i ka hyrë tartakuti nga 25 prilli. Profeti i Kokoshkave i urren zgjedhjet. Profeti i Kokoshkave ka frikë nga zgjedhjet, edhe në parti. Presidenti nuk e shpëton dot Profetin e Kokoshkave nga makthet dhe ankthet e tij,

 sigurisht as nga 25 prilli. Shqiptarët po bëhen gati për të marrë pjesë në Referendumin më të madh në këto 30 vite kundër bandës, tiranisë dhe këtij Sekti, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as nder, as familje, as Atdhe, as BE dhe as OSBE duke turpëruar edhe karrigen qyl në krye të saj. ILIR META para se të jetë President dhe opozitar, në radhë të parë është SHQIPTAR. Leri llogjet dhe respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit. Mbaje njëherë fjalën në jetën tënde se e ke edhe me shkrim dhe noterizim!”, shkruan Blushi në postimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME