Lajme

Pastori Akil Pano: Jam në gjyq se nuk dua të zëvendësohet babi dhe mami, me prindi 1 dhe prindi 2

Pastori Akil Pano ngre si shqetësim se në vendin tonë ka shumë dhunë dhe se nuk kemi bërë asgjë në raport me përmasat e dhunës, për të ndërtuar një institucion kundër dhunës apo një foltore kundër saj.

Dhunë kemi që te këngët e reperave, po dëgjoja një debat me rep, me këngë. Dy në tre fjalë, ishin fjalë me piiiip.

Duhet të bëje piiiip se ishin kaq të shëmtuara dhe kaq të papastra dhe imagjinoni të rinjtë dhe të rejat që një pjesë e tyre janë kthyer në ithtarë të këtyre individëve që kanë ndërtuar tashmë kulturën e reperit të fortë, që lëviz me makina luksoze, që ka rreth vetes, famë, femra etj.

Kemi një dimension tjetër të dhunës, a ka dhunë më të madhe se ajo që trajtohet dhe zhvillohet në parlament? Diçka duhet të ndodhë, diçka duhet të bëhet.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se duhet të lartësojmë vlerat që lidhen me kujdesin, dashurinë, të qenurit të përkorë, t’i japim dinjitet njeri tjetrit, në publik dhe jo në publik, duke vlerësuar njeri-tjetrin, të ndërtojmë një kulturë nderimi, respekti dhe vlerësimi, jo kulturën e intrigave, thikës pas shpine dhe përbaltjes.

Sipas tij, kultura e dhunës, nuk bën më përshtypje madje tha se është e ngjashme me atë teorinë që po ta kesh shtëpinë pranë një varreze dhe shikon përditë njerëz që shkojnë e varrosen, e ke të vështirë të derdhësh lot, se je brenda asaj klime.

Ai rrëfeu se është në një gjyq në Gjykatën Administrative Tiranë, lidhur me gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit, ku Komisioneri kundër Diskriminimit e ka cilësuar si një person që ka konsumuar gjuhë urrejtje dhe diskriminuese kundër komunitetit LGBT.

Unë kam thënë që unë i dua shumë homoseksualët dhe lesbiket, por nuk bie dakord me programin e tyre në raport me fëmijët. Këtë kam thënë.

Kam thënë se është shumë e rëndësishme se domaini i kujdesit lidhur me orientimin seksual dhe gjinor të qëndrojë te familja.

Kam thënë kur jam pyetur në emisione televizive në raport me prindin 1 dhe prindin 2, kurrsesi në kulturën tonë nuk duhet ndryshohet nocioni mami dhe mami, dhe nuk duhet zëvendësuar babi dhe mami me numra.

Se atëherë kemi të bëjmë me një koncept dehumanizues të qenies, numri e zhvendos botën e shpirtit dhe të esencës së qenies nga qenia.

Për shkak se kam përdorur fjalën dehumanizim është përdorur kjo, dhe Komisioneri thotë se me shumë mundësi e ke nxjerrë Biblën nga konteksti në mbrojtjen prej 37 faqesh.

Është hera e parë në kulturën post komuniste në Shqipëri, që krijohet një precedent i tillë, që një institucion sekular, merr përsipër të interpretoj shkrimin e shenjtë më mirë se një klerik dhe institucion fetar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close