Lajme

Pastrimi i 18 milionë eurove, kush është politikani që doli në përgjimet e Rezart Tacit?!

Perplasja e forte mes deputeteve Erion Brace dhe Ervin Salianji duket se ka nxjerre ne pah nje lajm te pannjohur me pare ne lidhje me pergjimet e biznesmenit Rezart Taci, i shpallur ne kerkim nga SPAK per nje skeme te fundit per pastrimin e 18 milione eurove. “A je ti zv.kryeministri qe ne pergjimet e prokurorise del se ke biseduar me Rezart Tacin?”, iu drejtua Salianji Erion Braces. Debati mes tyre agravoi me tentativa per perplasje fizike, ndersa Brace, iu kthye Salianjit me fjalet “o plehre”.  Pas nderprerjes se seances, kryetarja Lindita Nikolla i dha verejtje Ervin Salianjit, nderkohe qe me pas e mori fjalen Erion Brace. Ky i fundit pranoi se ishte ne dijeni te dokumentit te prokurorise per Rezart Tacin. “Une e kam dokumentin e prokurorise per Rezart Tacin, eshte i dates 21 tetor 2021, dhe sic e dini publikisht, nga shtatori qe eshte betuar qeveria e re, une nuk jam me zv.kryeminister”, tha Brace.

Ai mohoi te kete folur ndonjehere me Rezart Tacin apo te kete shkembyer mesazhe me te gjate gjithe aktivitetit te tij.  Megjithate, deklarata e Braces, nuk hodhi poshte akuzen se zyrtare te larte te qeverise, konkretisht me termin zv.kryeminister, ka rezultuar ne dosjen e prokurorise italiane per biznesmenin Rezart Taci. Ky i fundit bashke me disa shtetas shqiptare dhe italiane, akuzohen se kane tentuar pastrimin e 18 milione eurove, te cilat jane vendosur ne llogarite e Alpha Bank ne Shqiperi ku tashme jane edhe te bllokuara pas nderhyrjes se SPAK. Zv.kryeminister i Shqiperise pas largimit te Erion Braces nga detyra, eshte Arben Ahmetaj

.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: