Categories Lajme

Pastrimi i parave, gazetari zbulon ministrat që dalin te përgjimet e Rezart Taçit

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka hedhur më shumë dritë nga dosja me provat që SPAK ka kundër ish-bosit të naftës Rezart Taçi, i cili është shpallur në kërkim për pastrim parash, ndërkohë që kunati dhe truproja i tij janë pas hekurave në Tiranë dhe mbi 18 milionë euro janë sekuestruar.

“Në Korrik nga një bankë e Liechtensteinit është hapur një llogari në Tiranë në emër të llogarit të italianit dhe është xhiruar valuta, mbi 18 milionë euro. Mos gaboj ka qenë “Alfa Bank”, që njoftoi Drejtorinë e Pastrimit të Parave që sinjalizoi SPAK-un. Ngjarjet kanë nisur që në Korrik” tha ai.

Artan Hoxha u shpreh pesimist që biznesmeni mund të dorëzohet, sikur paralajmëroi pak ditë më parë në “ABC”. “Po ka fikur telefonat. Që ne të kishim një çështje të plotë që ngrenë besimin te publiku, që sikur u bashkëpunua me italianët, të ishte edhe ai aty dhe jo të bëhet kjo loja me avokatë. Në momentin që paratë u konstatuan në Shqipëri, njerëzit e përfshirë” tha ai.

Gazetari Hoxha foli edhe për përgjimet e Rezart Taçin me kunatin, truprojën në Shqipëri dhe miqtë italianë. Sipas Hoxhës, italianët u mashtruan dy herë dhe për t’i gënjyer u futën në lojë edhe emrat e disa ministrave të qeverisë.

“Loja që del te përgjimet. Deri këtu Taçi ka marrë përsipër komisionin për lëvizjen e parave nga Tirana në banka të nivelit të dytë në Ballkan dhe më pas në Azi. Këta bënë punën operative këtu (kunati dhe truproja). Italianëve fillimisht u është thënë “mos u shqetësohuni”.

Kur italianët e kuptuan që paratë ishin të bllokuara, kaluan te varianti “B”, që del se përfaqësuesit e Taçit u thonë italianëve që paratë do të lirohen por fusin në lojë emra ministrash. I kanë thënë “duhet të firmosin të gjithë ministrat”, këto ishin spekulime, sepse nuk mund t’i lironin ministrat. Janë përmendur personazhe të rëndësishme që do të hyjnë dhe do të zhbllokojnë llogarinë kundrejt një komisioni 3 milionë euro. Në telefonata del dhe janë përmendur emra të nivelit të ministrave të qeverisë aktuale.

Kjo ka ndodhur pas zgjedhjeve. U është thënë italianëve, kemi mashtruar mafiozët. Nga përgjimet, nëse janë përmendur emrat e pushtetarëve a është hetuar për këtë gjë? A ka pasur lidhje? Kur të dalin përgjimet do të fillojnë çudirat. Ky është procesi më i vështirë për Taçin, sepse nuk e ka më fuqinë që kishte, burimet njerëzore dhe financiare” deklaroi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME