Categories Lajme

Pastrimi i parave/ Raporti i BSH: Bankat e nivelit të dytë janë të rêzikuara!

Asnjë nga bankat në vend nuk është e mbrojtur nga rreziku i pastrimit të parave. Në raportin Mbikëqyrës të vitit 2019 të Bankës së Shqipërisë ka rezultuar se rreziku më i madh është pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit. Sipas raportit 5 banka në vend kanë rrezikshmëri të lartë për pastrimin e parave, ndërsa 7 të tjera kanë rrezik të mesëm. Në raport jepen edhe disa nga problematikat e konstatuara.

Ka pasur mangësi me kuadrin rregullator të brendshëm të bankave, ato duhet të përditësonin informacionin ligjor të klientit, në disa raste bankat nuk zotëronin dokumentet që provojnë burimin e fondeve apo parave të derdhura në bankë, të cilat mbeten kryesisht në nivel deklaratash.

Po ashtu ka pasur raste të mungesës së informacionit mbi vëllimin e aktivitetit apo të ardhurat nga biznesi apo mospërputhjen e të dhënave me profilin e klientit dhe aktivitetin e tij. Raporti vijon edhe më tej ku thuhet se problem është mos-justifikimi i transaksioneve të kryera nga punonjësit e bankës, klasifikim jo të saktë të klientëve, sipas rrezikut, por kanë edhe burime njerëzore të pamjaftueshme për pastrimin e parave.

Në vitin e kaluar Banka e Shqipërisë ka bërë një vlerësim për të parë ekspozimin e 57 subjekteve financiare në vend. Nga këto 34 subjekte kanë rrezikshmëri të mesme, ndërsa rrezik të lartë për pastrim parash dhe financim terrorizmi kanë 23 subjekte. Në shqyrtim janë marrë të 12 bankat në vend, 30 subjekte financiare jo banka dhe 15 shoqëri kursim krediti.

Po ashtu në kuadër të parandalimit të pastrimit të parave Banka e Shqipërisë, ka inspektuar 97 zyra të këmbimit valutor nga 503 zyra që ishin në total në fund të vitit 2019, ku për 31 prej tyre u morën masa mbikëqyrëse dhe administrative për mangësitë e konstatuara dhe për 7 prej tyre u revokua licenca. Pastrimi i parave mbetet një fenomen shqetësues në vend, dhe për këtë arsye Moneyval e futi Shqipërinë përsëri në listën gri në shkurt të këtij viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME